Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, ka thënë se në telefonin e saj që është në duar të SPAK-ut, “peshku i madh është Edi Rama.
Ky i fundit është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, kryeministri është përgjigjur fillimisht me pyetje.
Më tej me nota ironie ai i është përgjigjur Kryemadhit se ai është peshku i madh, se është dy metra.
“Po te unë për çfarë?! Për cilat çështje? Unë jam peshku më i madh nga të gjithë se jam dy metra. Po problemi nuk është sa metra është peshku, por cilido ka futur duart në pasuritë e përbashkëta dhe ka përfituar në mënyrë të paligjshme. Dhe unë nga këto nuk kam. Jam informuar që i vogël se kur shkon në anën tjetër, je lakuriq përballë atij që të del atje. Nuk të duhet as cashi, as pasuria. Ndërkohë që mbrapa lë emrin. Unë luftoj për emrin. Këta sharlatanë që flasin për luksin tim, sarajet e mia…Unë s’kam vetëm shpjegime, unë kam fakte dhe kam letra”, ka thënë Rama.
Me tej ai ka thënë se SPAK, po “godet” kudo pa asnjë lloj dallimi politik.
“Kemi krijuar një mitraloz të pavarur që godet majtas, djathtas, afër meje, larg meje…”