back to top
1.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“Zot më mbro nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem vetë”/ Berisha tregon...

“Zot më mbro nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem vetë”/ Berisha tregon pse u kthye në politikë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se shpallja non grata e bëri atë që të kthehej në skenën e politikës.

Në emisionin “Top Story”  ai tha se “pasi dështuan me kontrollin e opozitës, zgjodhën arrestin e tij pa anjë provë dhe fakt.

“Nuk ka rëndësi për mua paragjykimi, ka rëndësi që unë të mos tërhiqem kurrë nga një kauzë e drejtë. Nëse dy vjet më parë apo edhe 3 vite, në këtë tezë Berishën e besonin një grup i vogël njerëz, sot ky grup është më i madh. Unë pata rastin në jetë të kem  periudha më interesante në jetën e një njeriu, por kur unë u sanksionova për korrupsion, u thashë shqiptarëve dhe botës se ky është një vendim korruptiv. Gazetari i Bild, i cili deklaroi se ekzistojnë dokumente që provojnë  se McGonigal është i implikuar në dosjen Berisha.ky ishte një grusht shteti kundër sovranitetit të një vendi anëtar të NATO. Të gjithë ne që kemi jetuar në diktaturë e dimë se sovraniteti i brendshëm i një vendi diktaturë nuk e ka populli, por e ka në duar diktatori.

Në Shqipëri u godit një njeri që nuk kishte funksione drejtuese në PD por ishte një avokat i qëndrueshëm i interesave të shqiptarëve. Më kthyen në skenën politike. Fakti që menduan ti jepnin vendit im një opozitë kukull, kjo bënte që Sali Berisha të mos pajtohej me këtë dhe i tha vetes 100 herë një thënie të vjetër “Zot më mbro nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem vetë”. Pasi dështuan me kontrollin e opozitës zgjodhën arrestin tim pas asnjë provë.”, u shpreh Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat