KreuAktualitetEkonomiaPlatforma e BQK-së synon të rrisë besueshmërinë në sektorin financiar

Platforma e BQK-së synon të rrisë besueshmërinë në sektorin financiar

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka lansuar zyrtarisht Platformën për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare, një instrument i ri që synon të rrisë transparencën, të fuqizojë qytetarët në vendimmarrje dhe të forcojë besueshmërinë në sektorin financiar.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, e cilësoi këtë hap si një avancim konkret drejt fuqizimit të konsumatorëve, duke u dhënë atyre mundësinë të zgjedhin produktet që u përshtaten më së miri nevojave të tyre.

Platforma përfshin të dhëna nga 50 institucione financiare, përfshirë banka, kompani sigurimesh dhe institucione mikrofinanciare. Ajo mbulon 17 kategori produktesh, të ndara në 60 nënprodukte dhe mbi 200 ndarje të detajuara, duke ofruar më shumë se 10 mijë informacione për krahasim.

Në ceremoninë e lansimit morën pjesë edhe Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, si dhe përfaqësuesja e Fondit Evropian për Evropën Juglindore, Venera Hoxha, të cilët përshëndetën nismën si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sektorit financiar dhe mbrojtjes së konsumatorëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat