back to top
19 C
Tirana
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeVideo-Protesta, policia hedh ujë mbi gra dhe fëmijë

Video-Protesta, policia hedh ujë mbi gra dhe fëmijë

Protestëakundër ndërtimeve në Zvërnec është zhvilluar sot në Tiranë, duke shënuar tubimin e katërt të këtij lloji.

Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe u nisën drejt Kryeministrisë, por gjatë rrugës u përballën me kordonë policie të vendosur përgjatë të dy anëve të Lanës. Masat e shtuara të sigurisë lidhen edhe me ndeshjen miqësore Shqipëri–Izrael që luhet mbrëmjen e sotme.

Fillimisht protestuesit nuk u lejuan të futeshin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, çka solli tensione dhe përplasje fizike mes disa prej tyre dhe forcave të rendit. Më pas situata u përshkallëzua përkohësisht, ndërsa policia përdori edhe ujë me presion për shpërndarjen e turmës.

Pas disa momenteve tensioni, protestuesit arritën të afrohen pranë Kryeministrisë, ku vijuan me thirrje kundër qeverisë dhe opozitës, duke shprehur pakënaqësi ndaj klasës politike në tërësi. Disa nga sloganet e dëgjuara ishin kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit dhe akuza ndaj figurave kryesore politike.

Në terren janë të pranishme edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa masat e sigurisë janë rritur për shkak të aktivitetit sportiv dhe situatës së protestës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat