back to top
24.1 C
Tirana
E mërkurë, 10 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Molotovarët u lëshuan rrugëve”/ Rama me akuza të forta ndaj opozitës

“Molotovarët u lëshuan rrugëve”/ Rama me akuza të forta ndaj opozitës

Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke e konsideruar konferencën ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian të 26 majit si një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE.

Në rubrikën e tij “Shënimet e Javës”, Rama u ndal edhe te protestat e opozitës, ndaj së cilës përdori tone të ashpra, duke akuzuar kundërshtarët politikë se janë përpjekur të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Sipas kreut të qeverisë, ndërsa në Bruksel zhvilloheshin diskutimet mes dhe shteteve anëtare për ecurinë e negociatave të Shqipërisë, “molotovarët e Tiranës” u angazhuan në një fushatë, që sipas tij, synonte ta paraqiste vendin në mënyrë negative para partnerëve ndërkombëtarë.

“U lëshuan rrugëve për ta djegur medoemos Shqipërinë në sytë e botës”, u shpreh Rama, duke iu referuar protestave dhe aksioneve të opozitës.

Kryeministri akuzoi gjithashtu opozitën se ka përhapur, sipas tij, pretendime të pavërteta për bllokimin e procesit të integrimit europian dhe izolimin e qeverisë shqiptare në raport me partnerët ndërkombëtarë.

Rama deklaroi se këto parashikime rezultuan të pasakta dhe se Shqipëria ka vijuar të avancojë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Sipas tij, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE që do të zhvillohet më 26 maj në Bruksel do të shënojë përmbylljen me sukses të fazës hyrëse të negociatave dhe hapjen e fazës përfundimtare të procesit të anëtarësimit.

“Kemi ngjitur një tjetër lartësi të vështirë drejt majës, ku do të arrijmë me çdo kusht brenda kësaj dekade”, u shpreh Rama, duke theksuar se objektivi i qeverisë mbetet anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat