KreuAktualitetPolitika“Veliaj është në gabim ditë e natë”/ Rama paralajmëron Bashkinë

“Veliaj është në gabim ditë e natë”/ Rama paralajmëron Bashkinë

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për qëndrimin e tij ndaj Partisë Socialiste dhe vetë kreut të qeverisë, duke paralajmëruar një reagim të ashpër politik ndaj drejtuesve të Bashkisë që, sipas tij, po ndërmarrin veprime kundër punonjësve.

Gjatë fjalës në Asamblenë e PS-së në Tiranë, Rama u ndal te largimet nga puna në Bashkinë e Tiranës, duke aluduar se disa punonjës po penalizohen për shkak se nuk mbështesin publikisht deklaratat dhe qëndrimet e Veliajt, i cili ndodhet në burg.

Kryeministri përmendi edhe drejtuesen e Policisë Bashkiake, Erjona Lalaj, duke vënë në pikëpyetje largimin e saj nga detyra dhe duke kritikuar atë që e cilësoi si “kuturisje qorre” kundër njerëzve të Bashkisë.

“Si mund të largohet nga puna një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e Policisë Bashkiake, ashtu si edhe drejtues e punonjës të tjerë në Bashkinë e Tiranës? Pse nuk u bëjnë ‘like’ dhe ‘share’ dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik? Apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij?”, deklaroi Rama.Kreu i qeverisë tha se nuk dëshiron të gjykojë Veliajn për deklaratat dhe veprimet e tij, por shprehu bindjen se kryebashkiaku po gabon në raportin me të dhe me Partinë Socialiste.

“Uroj me gjithë zemër të kuptojë se është në gabim ditë e natë në raport me mua dhe në raport me PS. Por ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do të zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të bashkisë”, tha Rama.

Ai theksoi se ky qëndrim do të përfshijë çdo punonjës apo drejtues që, sipas tij, ndërmerr veprime të padrejta ndaj njerëzve të Bashkisë, pavarësisht nëse janë qytetarë, punonjës pa përkatësi politike apo demokratë që punojnë në administratën bashkiake.

Në fund të fjalës, Rama u shpreh se mungesa e kryebashkiakut të Tiranës do të zgjidhet më 9 maj, duke iu referuar fitores së PS-së në zgjedhjet e ardhshme për Tiranën, ndërsa deklaroi se socialistët synojnë të fitojnë sërish kryeqytetin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat