Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Besnik Hasi do të jetë trajneri më i ri i skuadrës belge të Anderleht. Ka qenë vetë klubi që mëngjesin e sotëm ka publikuar lajmin se Besnik Hasi do të pasojë në stol ish trajnerin David Hubert të shkarkuar.
Bëhet fjalë për një rikthim të 53 vjeçarit në pankinën e Anderleht, kjo pasi ai ka qenë më herët pjesë e këtij klubi në sezonet 2014-2016.
Së fundmi Hasi drejtoi për dy sezone skuadrën tjetër belge të Mechelen.




