back to top
16.5 C
Tirana
E premte, 8 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëVideo-Seanca ndaj Ols Dados/ Robert Ndrenika tërheq vëmendjen me deklaratën e tij

Video-Seanca ndaj Ols Dados/ Robert Ndrenika tërheq vëmendjen me deklaratën e tij

Robert Ndrenika ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore ku po shqyrtohet padia e kryetarit të Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, ndaj prokurorit Ols Dado.

Në nisje të seancës, aktori Ndrenika është takuar me Veliajn, duke e përshëndetur dhe duke i dhënë një puthje në ballë, ndërsa i është drejtuar me fjalët: “Ç’të mbeti, vij e bëj unë”.

Në sallën e gjyqit kanë qenë të pranishëm edhe figura të tjera të njohura të ekranit dhe artit, përfshirë aktorin e humorit Gazment Paja, këngëtarin Ardit Çuni dhe aktoren Arjola Demiri.

Seanca ka tërhequr vëmendje për praninë e figurave publike, ndërsa shqyrtimi i çështjes mes Veliajt dhe prokurorit Ols Dado vijon në gjykatë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat