Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Amir Rrahmani, mbrojtësi i Napolit, foli për La Domenica Sportiva në Rai 2 pas barazimit 1-1 me Udinesen në javën e 24-të të Serisë A.
“Mund të them se në çdo ndeshje hyjmë në fushë për të fituar, pastaj një pikë ose tre bën diferencën.
Ne po punojmë si gjithmonë. Nuk ka ndeshje të lehta për të fituar, kjo varet nga mënyra se si do të shkojë loja dhe si do të arrijmë të krijojmë mundësi. Ka shumë faktorë nga të cilët varet një fitore: qëndrimi dhe shpirti”.



