KreuAktualitetKronikëNga avioni mbi centralin bërthamor te burgu/ Saga e Ermal Beqirit në...

Nga avioni mbi centralin bërthamor te burgu/ Saga e Ermal Beqirit në Francë

Mediat franceze vijojnë të raportojnë për çështjen e biznesmenit shqiptar Ermal Beqiri, i cili ndodhet në burg në Francë pas arrestimit për fluturim të paautorizuar mbi një central bërthamor. Gjykata e Apelit në Amiens ka vendosur të mos e lirojë, ndërsa autoritetet franceze po shqyrtojnë edhe pasuritë e tij në vend.

Beqiri u arrestua pasi drejtonte një avion të vogël që fluturoi mbi centralin bërthamor të Penly, në veri të Francës.

Sipas Courrier Picard, pas arrestimit ai u paraqit para prokurorit dhe më 27 korrik u gjykua në Amiens për fluturim të paautorizuar mbi një objekt bërthamor, në kuadër të procedurës së pranimit të fajit.

Gjykata e dënoi me një gjobë prej 7 mijë eurosh. Media franceze e cilëson këtë shumë si relativisht të vogël në raport me pasurinë e biznesmenit, i përshkruar si milioner.

Por çështja nuk është mbyllur me këtë dënim. Autoritetet franceze po shqyrtojnë pasuritë e Beqirit në Francë, mes të cilave edhe një kështjellë në departamentin Oise, në veri të vendit, me një vlerë të përllogaritur rreth 2.6 milionë euro.

Biznesmeni shqiptar ndodhet prej rreth një muaji në burgun e Beauvais. Më 20 gusht, ai doli para dhomës hetimore të Gjykatës së Apelit në Amiens, ku kërkoi lirimin.

Avokati i tij ka argumentuar se klienti i tij është viktimë e një “ndalimi të paligjshëm”. Sipas mbrojtjes, Beqiri kishte mësuar nga mediat shqiptare, përpara incidentit në Penly, se ishte në kërkim dhe për këtë arsye kishte informuar autoritetet franceze.

Megjithatë, gjykata vendosi që ai të mbetet në burg.

Çështja ka tërhequr vëmendjen e mediave franceze jo vetëm për shkak të fluturimit mbi një objekt strategjik, por edhe për shkak të situatës ligjore të biznesmenit dhe pasurive të tij në Francë.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë të shqyrtojnë rrethanat e incidentit dhe çështjet që lidhen me statusin e Beqirit në Francë, ndërsa mbrojtja e tij kërkon lirimin nga burgu./ Courrier Picard.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat