back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 7 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetSa blihet një vend në Kuvend?/ Shifra që paguhet për t’u bërë...

Sa blihet një vend në Kuvend?/ Shifra që paguhet për t’u bërë deputet

Monika Kryemadhi ka bërë deklarata të forta gjatë një interviste. ku ka folur për mënyrën se si funksionon përzgjedhja e kandidatëve për deputetë dhe kostot që, sipas saj, shoqërojnë një fushatë zgjedhore në Shqipëri.

Ajo ka pohuar se për t’u bërë pjesë e listave të kandidatëve dhe për të siguruar një mandat në Kuvend, nevojiten shuma të mëdha parash, duke përmendur një shifër minimale rreth 300 mijë euro.

Sipas Kryemadhit, këto kosto lidhen me shpenzimet e fushatës elektorale, si karburanti, qiratë e zyrave, materialet propagandistike, posterat, banderolat, si dhe organizimi i takimeve dhe mitingjeve me elektoratin.

Ajo theksoi se realiteti politik dhe sistemi aktual zgjedhor krijojnë vështirësi për përfshirjen e figurave të reja në politikë, të cilat përballen me struktura të konsoliduara dhe me burime të konsiderueshme financiare.

“Që të kandidosh për deputet të duhen minimumi 300 mijë euro… nuk ka mandat deputeti pa 300 mijë euro”, u shpreh Kryemadhi, duke shtuar se këto shpenzime e bëjnë procesin politik të vështirë për shumë individë.

Deklaratat e saj kanë hapur debat mbi transparencën dhe kostot reale të fushatave elektorale në vend, si dhe mbi ndikimin e faktorëve financiarë në përzgjedhjen e përfaqësuesve politikë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat