back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 21 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK sekuestron pasuritë e Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt

SPAK sekuestron pasuritë e Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt

Prokuroria e Posaçme SPAK ka sekuestruar një numër të madh pasurish që i përkasin disa personave të dyshuar, në kuadër të një hetimi të gjerë mbi origjinën e fondeve dhe pasurive të paluajtshme.

Sipas të dhënave, në qendër të këtij aksioni janë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, për të cilët janë vendosur nën sekuestro dhjetëra pasuri të paluajtshme dhe financiare.

Për Ergys Agasin janë sekuestruar 29 pasuri, mes të cilave apartamente, vila dhe sipërfaqe toke në zona të ndryshme të Tiranës dhe Durrësit, si dhe shtatë llogari bankare. Gjithashtu, nën sekuestro është vendosur edhe kompania “EA Solution”.

Ndërkohë, për Ermal Beqirin janë sekuestruar 10 pasuri të paluajtshme, përfshirë një jaht luksoz, automjete, llogari bankare dhe kompania “Soft&Solution”.

Në kuadër të këtij aksioni, masa sekuestroje janë vendosur edhe ndaj pasurive që lidhen me ish-drejtoreshën e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, si dhe ndaj Gëzim Hoxha.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se në llogaritë bankare të katër personave janë konstatuar rreth 5 milionë euro, ndërsa në total janë sekuestruar edhe tre vila në zona të ndryshme të vendit.

Hetimet e SPAK vijojnë për të zbardhur plotësisht origjinën e pasurive dhe lidhjet e mundshme mes personave të përfshirë në këtë çështje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat