back to top
24.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK thellon hetimet ndaj Ballukut/ Kontroll banesave dhe bizneseve të familjarëve

SPAK thellon hetimet ndaj Ballukut/ Kontroll banesave dhe bizneseve të familjarëve

Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë një valë të re kontrollesh në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e dyshuar për abuzime me tendera me vlerë qindra miliona euro në sektorin rrugor.

Burime pranë Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konfirmojnë se, me vendim gjykate, janë miratuar të paktën 15 kontrolle në ambiente të ndryshme, përfshirë edhe persona të afërt me Ballukun.

Mes ambienteve të kontrolluara është edhe banesa e Mired Reçit, i afërm i ish-ministres, si dhe e personave të tjerë të lidhur me të. Hetimet janë shtrirë edhe në drejtim të verifikimit të pasurive dhe lidhjeve financiare.

Sipas të dhënave, Mired Reçi rezulton ortak me 49% të aksioneve në dy kompani, “XL MARKET” shpk dhe “Hippo Tregu Elektrik” shpk, ku ortak tjetër është Meland Qirko, kunati i Ballukut.

Gjatë kontrolleve, që vijnë pas atyre të zhvilluara në dhjetor 2025 dhe janar të këtij viti, prokurorët kanë sekuestruar celularë dhe dokumente të ndryshme, të cilat pritet t’i shërbejnë zbardhjes së çështjes.

Në kuadër të hetimeve, SPAK ka dërguar gjithashtu letërporosi jashtë vendit për sigurimin e informacionit shtesë mbi transaksione apo aktivitete të dyshuara.

Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë dhe po hetohet edhe për lotet e Unazës së Madhe, projekte me vlerë të konsiderueshme financiare.

Ndaj saj janë në fuqi dy masa sigurie: ndalim i daljes jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike.

Më herët, shumica parlamentare rrëzoi kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e saj. Megjithatë, zhvillimet e fundit dhe intensifikimi i hetimeve ngrenë pikëpyetje nëse prokurorët do të paraqesin një kërkesë të re për arrest në vijim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat