Në radhët e Policisë së Shtetit, janë bërë të tjera ndryshime në nivelet drejtuese, të firmosura nga drejtori i ri, Skënder Hita.
Në kuadër të këtyre lëvizjeve, Florjan Rrasa është emëruar Drejtor për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, një pozicion kyç për hetimin dhe goditjen e krimit ekonomik në shkallë vendi.
Ndërkohë, Taulant Gjoka është emëruar Zëvendësdrejtor për Rendin Publik në Drejtoria Vendore e Policisë Fier.
Këto ndryshime vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave të policisë, me synim rritjen e eficiencës në luftën kundër kriminalitetit dhe forcimin e sigurisë publike.



