KreuDrejtësiaSPAK "zbarkon" në Hipotekën e Vlorës/ Kontrolle për skandalin e tokave në...

SPAK “zbarkon” në Hipotekën e Vlorës/ Kontrolle për skandalin e tokave në Zvërnec

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar kontrolle ndaj disa punonjësve të Hipotekës së Vlorës, në kuadër të hetimeve për çështjen e tokave në zonën e Zvërnecit.

Burime bëjnë me dije se në fokus të hetimit janë katër zyrtarë, Rembrand Dine, Vanesa Bylo, Ergyst Skenderi dhe Reinard Metaj.

Sipas të njëjtave burime, kontrollet lidhen me procedurat e administrimit dhe regjistrimit të pronave në zonën e Zvërnecit, ku SPAK prej disa kohësh po heton mënyrën e përfitimit të tokave nga individë dhe kompani të ndryshme.

Hetimet përfshijnë gjithashtu procedurat që lidhen me projektin për ndërtimin e resorteve turistike në këtë zonë, i promovuar si një investim i lidhur me dhëndrin e Presidentit amerikan, Jared Kushner.

Deri tani, SPAK nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për operacionin dhe nuk ka bërë publike veprat penale për të cilat po zhvillohen hetimet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat