back to top
17.5 C
Tirana
E diel, 26 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetTaulant Balla dështon përballë Fisnik Qoses në Kavajë

Taulant Balla dështon përballë Fisnik Qoses në Kavajë

Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Kavajë është shoqëruar me tensione, pasi në rend dite ishte një nismë për shkarkimin e kryetarit aktual, Rudin Hylviu, dhe zëvendësimin e tij me kandidatin e PSD-së, Hasan Cara.

Sipas burimeve, iniciativa është mbështetur nga Partia Socialiste dhe drejtuesi politik për Tiranën, Taulant Balla. Megjithatë, përpjekja për të siguruar shumicën e nevojshme në këshillin me 31 anëtarë nuk ka rezultuar e suksesshme.

Procesi i votimit nuk është çuar deri në fund, për shkak të mungesës së konsensusit mes këshilltarëve. Në këto kushte, mbledhja është ndërprerë dhe nisma ka dështuar.

Aktualisht, balancat në Këshillin Bashkiak të Kavajës janë të fragmentuara: koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka 9 këshilltarë, Partia Socialiste 13, Partia Demokratike 3, Partia Agrare Ambientaliste 3, Partia Republikane 1 dhe Partia Socialdemokrate 2 këshilltarë.

Që prej vitit 2023, Bashkia e Kavajë drejtohet nga kryebashkiaku Fisnik Qosja, përfaqësues i Partisë Demokratike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat