back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetTurjan Hysko bëhet investitor strategjik me pronën publike/ Berisha: Nuk do ta...

Turjan Hysko bëhet investitor strategjik me pronën publike/ Berisha: Nuk do ta gëzosh, është e plaçkitur

Kreu i PD-së Sali Berisha i ka bërë thirrje Turjan Hyskos, i cili është futur në rangun e investitorëve strategjikë, të mos e marrë pronën e plaçkitur.

Bëhet fjalë për 77 mijë metër katrorë publikë të dhënë me vendim qeverie.

“I pamëshirë, të pangopur, shpërndajnë çdo ditë, vjedhin pasurinë publike. Të gjitha me aksioner Edi Ramën, këtë monstër që nuk ngopet kurrë.

Me një vendim me firmën e tij, i jep Turjan Hyskos, këtij gjeniu, 77 mijë metër katrorë tokë publike. Turjan, mos e merr tokën se në mënyrë absolute po të paralajmëroj nga opozita, kurrë nuk do e gëzosh.

Nuk plotëson asnjë kriter përveç kriterit plaçkitës me Edi Ramën i pasurive publike të shqiptarëve.

Ty dhe të gjithë ata që kanë marrë tokën publike, tokën e pronarëve, do t’u dalë për hundësh, do t’u konfiskohet, do i rikthehet shteti, do i rikthehet pronarëve, do shitet për të rritur rrogat, do shitet për të rritur pensionet, do shitet për mirëqenien”, ka thënë Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat