Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë shqyrtimin e projektvendimeve për emërimin dhe caktimin si gjyqtarë në nivel apeli të katër prej figurave më të njohura të procesit të vettingut, duke i hapur rrugë kalimit të tyre në Gjykatën e Apelit.
Bëhet fjalë për Sokol Çomon, Ina Ramen, Albana Shtyllen dhe Natasha Mulajn, të cilët kanë qenë pjesë e institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në listë është përfshirë edhe emri i Mimoza Tasi.
Vendimi u mor në mbledhjen plenare të zhvilluar këtë të martë, ku KLGJ vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimeve për emërimin e tyre në nivel apeli.
Gjatë mbledhjes, Këshilli miratoi gjithashtu raportin e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarit Julian Haxhiu për qëllime gradimi, si dhe vendosi rishpërndarjen e fondeve buxhetore për gjykatat për vitin 2026.
Po ashtu, u shty shqyrtimi i disa procedurave për ngritje në detyrë në gjykata të ndryshme të vendit, përfshirë kandidaturat për drejtimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.



