back to top
24.2 C
Tirana
E enjte, 18 Qershor, 2026
spot_img
KreuDrejtësia“Zig Zag” në Jalë nën sekuestro/ SPAK bllokon 491 pasuri me vlerë...

“Zig Zag” në Jalë nën sekuestro/ SPAK bllokon 491 pasuri me vlerë 150 mln euro

Një prej pasurive të sekuestruara nga SPAK në kuadër të goditjes së një grupi të dyshuar kriminal është edhe hoteli me pesë yje “Zig Zag” në Jalë.

Objekti, i ndërtuar në faqen e kodrës në zonën bregdetare të Jalës, disponon rreth 200 dhoma dhe konsiderohet një nga strukturat akomoduese luksoze të zonës. Sipas raportimeve, hoteli është pjesë e pasurive që dyshohet se janë krijuar ose financuar me të ardhura me origjinë kriminale.

Operacioni i Prokurorisë së Posaçme çoi në sekuestrimin e 491 pasurive, me një vlerë të përgjithshme të përllogaritur në rreth 150 milionë euro. Mes tyre përfshihen hotele, vila luksoze dhe prona të tjera në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Shkodër, Dhërmi dhe Sarandë.

Sipas SPAK, grupi kriminal dyshohet se drejtohej nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, ndërsa në krye të skemës së dyshuar të pastrimit të parave qëndronte Isa Aliu.

Po ashtu, masa e sigurisë “arrest në burg” është caktuar edhe për Nikoll Bibaj, Sokol Bibaj, Armando Pacani, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu dhe Shpëtim Aliu.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat