KreuAktualitetPolitika“Do të flemë te shkallët deri në dorëheqje”/ Vijon protesta në Tiranë

“Do të flemë te shkallët deri në dorëheqje”/ Vijon protesta në Tiranë

Ka vijuar në kryeqytet dita e 17-të e protestës jopartiake, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish në sheshin Sheshi Skënderbej për të marshuar më pas përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe për t’u ndalur para godinës së Kryeministrisë.

Edhe këtë mbrëmje, pjesëmarrësit kanë mbajtur fjalime, ndërsa organizatorët kanë vendosur që hapësira t’u lihet kryesisht të rinjve.

Gjatë fjalës së tij, artisti Robert Aliaj deklaroi se “një qeveri që nuk mbështet interesat e qytetarëve është armiku i tyre”, duke shtuar se nuk duhet krijuar ideja se vendi i përket “një padroni”.

Ndërkohë, një student i Gazetarisë u shpreh se protestuesit janë të vendosur të qëndrojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre. “Po të jetë nevoja do të flemë te shkallët deri në dorëheqje”, deklaroi ai.

Nismëtari i protestës, Alben Kola, bëri të ditur se protesta do të vijojë në mënyrë paqësore dhe theksoi se lëvizja nuk është kundër partive politike, por kundër drejtuesve të tyre.

Ai njoftoi gjithashtu se duke nisur nga dita e nesërme, grumbullimi i protestuesve do të zhvillohet në orën 19:00.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat