Në kuadër të operacionit kundër një prej organizatave të trafikut ndërkombëtar të kokainës, që sipas Prokurorisë së Posaçme drejtohej nga Salvatore Aliu, Shpëtim Aliu, Dritan Gjika, Eldi Dizdari dhe Armando Pacani, janë urdhëruar kontrolle në 23 banesa, zyra dhe subjekte tregtare.
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle edhe ndaj biznesmenit Redi Peza, pronar i kompanive “Porto Lalzit” dhe “Sviluppo Mare”, si dhe te biznesmeni Ardi Kollçaku, pronar i “Anchor Invest”. Kontrollet janë shtrirë gjithashtu edhe te Kujtim Shtufi dhe kompania “Ferro Beton” shpk.
Sipas dyshimeve të SPAK, një pjesë e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës mund të jenë pastruar përmes investimeve në sektorin e ndërtimit, pasurive të paluajtshme dhe projekteve turistike.
Burime nga hetimi bëjnë të ditur se fokusi i autoriteteve është gjurmimi i flukseve financiare dhe verifikimi i lidhjeve të mundshme mes kapitalit të dyshuar kriminal dhe investimeve në ekonomi



