Në deklaratën e saj, Koceku thekson se mandati i saj “nuk i është marrë prej saj”, por sipas saj ka qenë i kufizuar ose i kontrolluar politikisht për një periudhë të gjatë brenda strukturave të partisë. Ajo shton se tani “mandati ka ardhur në vend të vet”, duke nënkuptuar konsolidimin e pozicionit të saj si deputete e pavarur në Kuvend.
Në reagim, ajo sfidon hapur mazhorancën, duke kërkuar shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, me argumentin se vetëm vota e qytetarëve mund të tregojë realisht peshën politike të secilës palë.
Deklarata e saj ka tërhequr vëmendje në skenën politike dhe në rrjetet sociale, ku është komentuar si një përshkallëzim i retorikës së saj pas shkëputjes nga partia, si dhe si një sinjal për një qëndrim më të pavarur dhe më sfidues në Kuvend në vijim.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



