back to top
24.2 C
Tirana
E enjte, 18 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaTabaku në Strasburg: Reagimi i protestave shqiptare hyn në agjendën europiane

Tabaku në Strasburg: Reagimi i protestave shqiptare hyn në agjendën europiane

Deputetja e Partisë Demokratike dhe nënkryetarja e Komisionit të Posaçëm për Stabilizim-Asociimin, Jorida Tabaku, ndodhet sot në Strasburg, ku Parlamenti Europian po diskuton progres-raportin për Shqipërinë.

Së bashku me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe nënkryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, Tabaku po zhvillon takime me eurodeputetë dhe përfaqësues të grupeve politike në Parlamentin Europian.

Në një videomesazh nga Strasburgu, Tabaku deklaroi se çështjet për të cilat qytetarët kanë protestuar në Tiranë janë adresuar edhe në nivel europian, duke theksuar se ato nuk janë të reja për institucionet e BE-së, por problematika të përsëritura në raportet për Shqipërinë.

Ajo përmendi ligjin për Investimet Strategjike, ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, korrupsionin, krimin e organizuar dhe mungesën e mundësive për të rinjtë, si çështje që sipas saj janë evidentuar vazhdimisht nga Bashkimi Europian.

Tabaku u shpreh se Shqipëria duhet të ndjekë modelin e shtetit ligjor dhe transparencës sipas standardeve europiane, duke kritikuar atë që e cilësoi si “autokraci elektorale” dhe miratim ligjesh në funksion të interesave të ngushta.

“Zëri i qytetarëve që protestojnë po sillet sot në Parlamentin Europian dhe do të jetë pjesë e debatit për Shqipërinë,” deklaroi ajo.

Sipas Tabakut, qëllimi i takimeve në Strasburg është që shqetësimet e qytetarëve shqiptarë dhe çështjet e shtetit të së drejtës të jenë pjesë e debatit europian mbi procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat