back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 15 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetVendimi i Kushtetueses/ Berisha: Balluku pati kohë të falsifikojë provat

Vendimi i Kushtetueses/ Berisha: Balluku pati kohë të falsifikojë provat

Ish-kryeministri dhe ish-deputeti i PD, Sali Berisha, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut, duke e vlerësuar qëndrimin e gjykatësve, por duke akuzuar gjithashtu institucionin për të pasur “mëkatin” që i la Ballukut kohë për të manipuluar provat.

Berisha tha:

“Me ndarjen katër me katër, vendimi u mor vetëm pas shumë diskutimesh, dhe kërkesa e Edi Ramës nuk u miratua. Në fakt, ajo kërkesë nuk kishte të bënte me Ballukun, por me pezullimin e Ramës nga detyra, duke tentuar të krijonte një mur nga gjykata.”

Ai shtoi se kjo situatë tregon nevojën për mobilizim të opozitës:

“Populli opozitar duhet të shumëfishojë energjinë dhe forcat në këtë luftë gjer në largimin e Edi Ramës nga pushteti. Asnjë shqiptar nuk duhet të pranojë që për pasurimin e Ramës, familjes së tij, Ballukut dhe të tjerëve, të shkelmohet e ardhmja evropiane e fëmijëve tanë.”

Berisha rikujtoi paralajmërimet e tij lidhur me integrimin evropian të Shqipërisë dhe kritikoi qeverisjen e Ramës:

“Koha na dha të drejtë. Ata që u treguan skeptikë ose të pakënaqur me deklaratat tona, u befasuan nga situata më e rëndë se ajo që kishim parashikuar. Por unë jam i bindur se kryengritja paqësore e shqiptarëve do të rikthejë Kushtetutën, ligjin, votën e shqiptarëve, qeverinë teknike, zgjedhjet e lira dhe fitoren e opozitës.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat