Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Seanca plenare e sotme u shoqërua me debate të shumta mes deputetëve, ku veçanërisht u përplasën ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe deputetja e PS-së, Zegjine Caushi.
Topalli kritikoi mënyrën se si PS aktualisht drejtohet në Kuvend, duke përmendur se nuk e kishte imagjinuar që partia e dikurshme e udhëhequr nga Fatos Nano, Dritëro Agolli e Namik Dokle të përfundonte në “parafolësit” dhe akuzoi kryeministrin për keqpërdorim të deputetëve në ndryshimet ligjore të sotme.
Përgjigjja e Caushit ishte ironike: “E dashur Jozefin, duhet t’ia dish për nder doktorit se Luli të kapi prej zhelesh dhe të nxori jashtë. S’jemi në epokën tënde kur të kapje prej zhelesh dhe të qisje jashtë.”



