KreuAktualitetPolitikaDiella 4.0 merr përsipër aplikimet në e-Albania/ 19 shërbime kryhen me një...

Diella 4.0 merr përsipër aplikimet në e-Albania/ 19 shërbime kryhen me një komandë zanore

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Diella ka mbërritur në versionin 4.0 dhe tashmë do të kryejë vetë plotësimin e formularëve dhe aplikimet për shërbimet në platformën e-Albania.

Versioni i ri është prezantuar nga kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se asistenti virtual ka kaluar në një fazë më aktive, ku qytetarët mund të kërkojnë një shërbim dhe të presin që ai të realizohet nga Diella.

“Jemi në fazën që kemi premtuar, që Diella kalon në një pozicion shumë aktiv, ku i bën vetë gjërat. Mjafton kërkesa dhe të presësh pak minuta që të vijë gjithë shërbimi”, u shpreh Rama gjatë prezantimit.

Sipas kryeministrit, në versionin e ri janë përfshirë 19 shërbime që mund të gjenerohen vetëm përmes një komande zanore. Një vëmendje e veçantë u është kushtuar edhe shërbimeve për pensionistët, ku Diella drejton disa pyetje për të përcaktuar nevojat e aplikantëve, përfshirë nëse jetojnë brenda apo jashtë vendit.

Një tjetër risi e versionit 4.0 është identifikimi përmes syve, ndërsa përdoruesit do të mund të aksesojnë shërbimet përmes aplikacionit.

Rama u bëri thirrje qytetarëve të shkarkojnë aplikacionin dhe të përdorin funksionet e reja të asistentit virtual, duke theksuar se synimi është që shërbimet e e-Albania të kryhen përmes një komande të thjeshtë, pa pasur nevojë që qytetarët të plotësojnë vetë çdo hap të aplikimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat