Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Në emër të qytetarëve, të halleve të tyre dhe të një jete më të mirë, drejtuesit e Partisë Demokratike kanë dalë sërish në protestë. Por mesazhi që përcjellin në shesh ngre një pikëpyetje të rëndësishme. A mund të pretendojnë se përfaqësojnë qytetarët dhe vështirësitë e tyre njerëz që vetë bëjnë pjesë në një realitet ekonomik shumë larg atij të shumicës së shqiptarëve?
Në krye të protestës janë deputetë dhe figura të njohura të opozitës, mes tyre Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj. Ata flasin në emër të qytetarëve, kundërshtojnë qeverinë dhe denoncojnë gjendjen ekonomike e sociale në vend. Por përtej fjalimeve politike, ekziston edhe një tjetër anë që meriton të vihet në diskutim, pasuritë, të ardhurat dhe standardi i jetesës së vetë atyre që kërkojnë mbështetjen e qytetarëve.
Shqiptarët që përballen çdo ditë me çmimet, faturat, pagat e ulëta dhe vështirësitë për të përballuar muajin nuk kanë domosdoshmërisht të njëjtat shqetësime me politikanët që dalin në podiume dhe në krye të protestave.
Qytetarët kanë arsye të kërkojnë më shumë sesa fjalime dhe thirrje politike. Ata kanë nevojë të dinë nëse njerëzit që flasin në emër të tyre i kuptojnë realisht problemet me të cilat përballen apo nëse hallet e tyre shërbejnë thjesht si një tjetër instrument në betejën politike.



