Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Një mjek kirurg 72-vjeçar është arrestuar në Korçë pas kallëzimit të bërë nga një vajzë 21-vjeçare, e cila e akuzon për ngacmim seksual gjatë trajtimit mjekësor.
Sipas informacioneve paraprake, e reja ishte paraqitur në urgjencën e spitalit me dhimbje barku dhe të vjella. Pas ekzaminimeve mjekësore, ishte vendosur që ajo t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për apandesit.
Në dëshminë e saj para policisë, 21-vjeçarja ka pretenduar se kirurgu Nikolla Nunka e ka prekur në pjesë intime, duke ia paraqitur veprimet si pjesë të kontrollit mjekësor.
Pas marrjes së kallëzimit, policia e Korçë ka bërë shoqërimin dhe më pas arrestimin e mjekut 72-vjeçar.
Ndërkohë, e reja vijon të jetë e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.



