Tregu i transferimeve, si rrallë herë në vitet e fundit, ofron shumë emra të famshëm, por më shumë se sa lojtarë, janë të shumë trajnerët e papunë, në pritje të një oferte. Lista është me të vërtetë e gjatë dhe joshëse, duke nisur nga Zinedine Zidane, i papunë që nga vitit 2021 kur u largua për herë të dytë nga Real Madrid.
Massimilano Allegri është një tjetër emër “big” që është i papunë pasi u shkarkua nga Juventus. Prej kohësh në pritje të një ofertë mbetet edhe Joachim Low, që pas largimit nga përfaqësuesja e Gjermanisë.
Maurizo Sarri është një tjetër emër i madh, pak kohë më parë theu heshtjen duke theksuar se është gati të rikthehet në stol. Listës së trajnerëve të papunë pak javë më parë iu shtuan edhe Erik ten Hag. Holandezi u shkarkua nga Man.United.
Të papunë janë edhe emra të tjerë si Xavi, Rudi Garcia, Frank Lampard apo Edin Terzic./BW