back to top
-0.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetProtestuesit ftojnë qytetarët t’ju bashkohen/ Këlliçi-policëve: Protesta është edhe për ju

Protestuesit ftojnë qytetarët t’ju bashkohen/ Këlliçi-policëve: Protesta është edhe për ju

Janë këto thirrjet e protestuesve të vendosur pranë Bashkisë së Tiranës.

Në këtë aks është paralizuar totalisht qarkullimi i automjeteve.

Në fjalën e tij para Bashkisë, Belind Këlliçi u bëri thirrje punonjësve të Policisë që nuk do të konfrontohen me ta, por theksoi se kjo protestë është edhe për ta.

“Në zbatim të ligjit kemi dorëzuar shkresën dy ditë më parë për mbajtjen e protestës dhe kemi zbatuar ligjin gërmë për gërmë tentativa për të patur gjakderdhje e konflikt dështoi në mënyrë spektakolare ne do të vijojmë të qëndrojmë këtu për 3 orë.

I bëjmë thirrje forcave të policisë askush prej protestuesve nuk ka ardhur për t’u konfrontuar as me ju e as me qytetarët. Që rroga juaj të jetë 1200 euro dhe jo sa kapelet e Plarent Ndrecës. Kjo protestë bëhet edhe për ju që të jetoni me dinjitet në Shqipëri dhe mos t’i shërbeni narkoshtetit të drejtuar nga Rama. Rama ik? “

Ai tha se organizatat botërore, përfshirë partinë republikane amerikane dhe atë konservatore britanike kanë kërkuar:

“Organizata IDC CDI e portretizuan Shqipërinë si narkoshtet, Ramën si narkokryeministër dhe kërkuan zgjedhje të lira të ndershme dhe qeveri kujdestare. PPE në Maltë kaloi një rezolutë në mbështetje të plotë të PD-së zgjedhjeve të lira dhe qeverisë teknike.

Këtë e kërkoi edhe organizata ndërkombëtare e unionit botëror demokratik në mes të Uashingtonit në 6 dhjetor në një rezolutë nga 84 parti të ndryshme, përfshirë Partinë Republikane Amerikane dhe konservatore në britanike kërkuan qeveri teknike e zgjedhje të lira e të ndershme. Kushdo që mendon e PD do të bëjë një hap pas e ka gabim”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat