back to top
1.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaMiliona euro në xhepat e miqve Rama-Sako & CO/ Igli Cara zbardh...

Miliona euro në xhepat e miqve Rama-Sako & CO/ Igli Cara zbardh prapaskenat e buxhetit për Durrësin

Bashkia Durrës ka miratuar buxhetin 2025. I gjithë procesi është kundërshtuar nga opozita.

Sipas Igli Carës nga PD-ja nuk ka pasur trasparencë dhe buxheti është miratuar limite kohore.

“Pa transparencë dhe në limite kohore u miratua buxheti i radhës, që do të duhej t’i shërbejë taksapaguesve durrsakë.

Por, edhe kësaj here, shumica nuk zhgënjeu, duke treguar se është në shërbim të vetvetes dhe aspak të qytetarëve”, shkruan në rrjete sociale, Cara.

Sipas të njëjtit, miliona euro të destinuara të përfundojnë në xhepat e miqve të Rama-Sako & CO, duke zvarritur projekte, që duhet të kishin përfunduar vite më parë.

“Pa harruar shpenzimet e luksit, që nuk mungojnë në asnjë buxhet të së majtës.

Kjo është Bashkia Durrës, që kujdeset për milionat e “inceneratorit” imagjinar, pa mundur të përcaktojë se kur do të përfundojë Rindërtimi.

Ta gëzojmë rikonstruksionin e Pallatit të Kulturës, prej 5 milionë eurosh (megjithëse me një vlerë më të ulët, mund të ndërtohej një i ri), ndërsa mbeten pa bonus qiraje dhe pa një strehë mbi krye qindra familje, 5 vite pas tërmetit!

Asgjë e re nga Rama – Sako & CO!”, përfundon reagimin Cara.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat