back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaProduktet “Made in Albania”, konkurruese në tregjet e huaja

Produktet “Made in Albania”, konkurruese në tregjet e huaja

Ernilda Luzi

Prodhimet “Made in Albania” po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri me dije se eksportet bujqësore gjatë muajit nëntor 2024 arritën një sasi prej 44.595 ton, ndërsa vlera e tyre përllogaritet në 5,39 miliardë lekë.

Këto shifra tregojnë një rritje të ndjeshme prej 44.5% në sasi dhe 17.8% në vlerë krahasuar me nëntorin e vitit 2023. Sipas ministres Denaj, rritja e qëndrueshme e produkteve bujqësore reflekton punën dhe mundin e fermerëve shqiptarë për njohjen e markës në tregjet ndërkombëtare.

Objektivi i qeverisë është që përmes politikave mbështetëse për fermerët në drejtim të prodhimit, cilësisë dhe certifikimit të arrihet në nivelin e 1 miliardë dollarë eksporte deri në vitin 2030.

Nga ana tjetër, në totalin e eksporteve ato që udhëheqin dhe që kanë kërkesën më të lartë nga konsumatorët e huaj janë fruta-perimet e freskëta shqiptare.

Klima e favorshme dhe mundësia për mbulimin e tregjeve rajonale me potenciale të pashfrytëzuara e bëjnë Shqipërinë një vend me potencial premtues në disa sektorë dhe veçanërisht në bujqësi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat