KreuAktualitetPolitika“Do të sulmojmë selinë”/ Berisha kërcënon Ramën pas protestës së dhunshme

“Do të sulmojmë selinë”/ Berisha kërcënon Ramën pas protestës së dhunshme

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me deklaratat kërcënuese ndaj kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar se opozita mund të kundërpërgjigjet me sulme ndaj selisë së Kryeministrisë, nëse vijojnë ndërhyrjet ndaj selisë blu.

Në një deklaratë pas protestës së 28 Nëntorit, Berisha akuzoi Policinë e Shtetit për përdorim të dhunës ndaj protestuesve dhe pretendoi se mbi 21 persona janë detyruar të marrin ndihmë në spital, ndërsa dhjetëra të tjerë janë mjekuar jashtë strukturave spitalore.

Kreu i PD-së pretendoi se gjatë ndërhyrjes policore janë përdorur gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome, ndërsa akuzoi efektivët se kanë goditur edhe gazetarë e operatorë të mediave, mes tyre punonjës të Syri Televizion.

Berisha deklaroi se përgjegjës për dhunën do të mbajnë kryeministri Edi Rama, ministri Ervin Demo dhe drejtuesi i Policisë, të cilin e cilësoi si vartës të kryeministrit.

“Unë paralajmëroj Edi Ramën. Hiq dorë nga sulmet ndaj selisë së Partisë Demokratike se në mënyrë absolute mund të të kundërpërgjigjemi në një mënyrë vendimtare me sulme ndaj selisë sate”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se selia e PD-së do të vijojë të jetë strehë për protestuesit, pavarësisht bindjeve të tyre politike, duke argumentuar se protesta është një e drejtë kushtetuese.

Gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës u bëri thirrje mbështetësve të vijojnë pjesëmarrjen në protesta deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti, duke e cilësuar protestën si të vetmen rrugë për arritjen e këtij qëllimi.

Berisha e konsideroi protestën e 28 Nëntorit si një sukses të opozitës dhe shprehu bindjen se protesta e radhës do të jetë edhe më madhështore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat