back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetVeliaj në SPAK/ Rama: Nuk komentoj kush është Nesti, asnjë nuk flet...

Veliaj në SPAK/ Rama: Nuk komentoj kush është Nesti, asnjë nuk flet në PS

Një linçim të neveritshëm që po i cenon jetën familjare dhe dinjitetin i quajti Kryeministri Rama deklaratat politike dhe mediatike ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët Rama tha se nuk komenton hetimet e SPAK, si për këdo tjetër por tërhoqi vëmendjen tek fakti se ndaj Veliajt po vepron një gjykatë dhe prokurori alternative, duke iu referuar politikës dhe mediave.

“Jemi në kushtet kur Erion Veliaj është hetuar, gjykuar, dënuar në gjykatën e politikës dhe atyre mediave që janë të angazhuara për të bërë gjyqësi alternative. Pikërisht në kushtet, kur kjo gjykatë dhe prokuroria alternative është aktivizuar kaq shumë për të linçuar publikisht një udhëheqës të Partisë Socialiste nga grupi udhëheqës i Partisë Socialiste, kryetarin e bashkisë së Tiranës, i votuar për tre mandate resht, protagonistit të transformimit të qytetit, me mbështetjen natyrisht të qeverisë dhe Partisë Socialiste, atëherë këtu jemi në kushtet kur ka shumë për të menduar dhe ka shumë për të reflektuar. Ndërkohë që, nuk jemi në kushtet kur është shpallur ndonjë akuzë publike, me gjithë argumentet përkatës. Jemi në kushtet kur ka fjalë, thashetheme, sms-ra, një sms pa emër, në kuptimin që nuk kuptohet se kujt i është ngritur, si i është ngritur, pra jemi në kushtet e një amullie shumë të ngjashme me një çorbë derrash që nuk mund të jetë arsye për të marrë qëndrime ne sot. Ne do të shohim evoluimin edhe në kohën e duhur do të mbajmë qëndrimet tona”, tha Rama.

I pyetur nëse Veliajt do t’i cënohet jeta politike në Partinë Socialiste pas nisjes së hetimit nga Prokuroria e Posaçme, shefi i qeverisë u përgjigj duke thënë se kryebashkiakut i cënohet momentalisht vetëm jeta familjare nga linçimi publik që po i bëhet.

Mund të bëj koment për ndonjë vendim të formës së prerë siç kam bërë për një shpifësh recitiv për një vendim që ka qenë një nga vendimet më të drejta dhe më të mirëseardhura për mua në këtë vend ku shpifja është bërë mbret dhe e vërteta është kthyer në skllav. Ndërsa sa i përket rastit konkret nuk përbën përjashtim por ama është pak por e sigurt që linçimi publik i kryetarit të bashkisë është i neveritshëm dhe që kërkimi i gijotinës për të është skandal’ tha Rama.

A ka dyshime Rama se kush është Nesti Angoni mbi bazën e të cilit SPAK po heton për 4 akuza dhe për të cilën Kryebashkiaku Veliaj është marrë në pyetje si person që ka dijeni për hetimin?

“Nuk komentoj të lutem. Mos më shty në këtë ngasje sepse besoj që ky rast është shumë specifik për shumë arsye. Por unë nuk kam asnjë koment dhe deri tani unë nuk kam parë asnjë akuzë konkreti për persona konkretë. Kam ndjekur, skam parë një gjë të tillë por gjithsesi unë personalisht nuk dua të bëj asnjë koment dhe natyrisht dhe asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëjë asnjë koment. Do shikojmë procesin që siç po e ndiqni ju jo vetëm me një vëmendje por me një uri të madhe, ne pa uri por me vëmendje por e ndjekim me shumë kujdes” tha Rama.

Konferenca me gazetarët zgjati më shumë se 3 orë, nga të cilat 2 orë u shfrytëzuan nga kryeministri Edi Rama për të parashtruar arritjet gjatë vitit 2024.

Ndërkohë Shqipëria po përgatitet për të mirëpritur vendet aleate në samitin e NATO-s që do mbahet në 2027. Rama tha se samiti i NATO në Tiranë do të mbledhë të gjithë liderët që janë pjesë e kësaj aleance, përfshirë edhe presidentin e SHBA, pra Donald Trump.

Gjithashtu u shpreh se nuk e dinte se kush mund të ishte njeriu që ka bërë kallëzimin anonim, i lakuar si Nesti Angoni.

“Nuk komentoj se kush është Nesti. Mos me shtyni në ngasje, nuk kam asnjë koment, nuk kam parë asnjë akuzë konkrete për persona konkrete. Kam ndjekur por nuk kam parë. Gjithsesi unë personalisht nuk dua të bëjë asnjë koment dhe natyrisht asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëjë koment. Po e ndjekë me vëmendje të madhe, por pa uri, me shumë kujdes”, u shpreh Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat