back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 8 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Shqipëria në terr"/ Blushi: Dy TEC-et në Vlorë hanë qindra mln euro,...

“Shqipëria në terr”/ Blushi: Dy TEC-et në Vlorë hanë qindra mln euro, por nuk prodhojnë energji

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas ndërprerjes së energjisë elektrike në disa qytete të vendit, shkaktuar nga defekte ende të paidentifikuara.

Blushi kritikoi ashpër situatën, duke e cilësuar mungesën e energjisë si pasojë të korrupsionit në sistemin energjetik të vendit. Ai theksoi se, pavarësisht se digat janë plot, qytetarët po përballen me ndërprerje të gjata të furnizimit.

Në postimin e tij, Blushi vuri në qendër të kritikave edhe dy termocentralet në Vlorë, të njohur si “Tigri 1” dhe “Tigri 2.” Sipas tij, këto termocentrale, për të cilat janë investuar miliona euro, ende nuk prodhojnë asnjë kilovat energji elektrike.

“Shqipëria sot ndodhet në errësirë, jo për shkak të mungesës së burimeve, por për shkak të korrupsionit që e ka kapluar sistemin energjetik,” përfundoi Blushi në reagimin e tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat