back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizPas 16 vitesh, Jessica Alba dhe Cash Warren i kanë dhënë fund...

Pas 16 vitesh, Jessica Alba dhe Cash Warren i kanë dhënë fund martesës

Jessica Alba dhe bashkëshorti i saj Cash Warren raportohet se janë ndarë.

Mediat amerikane bëjnë me dije se çifti hollivudian, i kanë dhënë fund martesës së tyre pas 16 vitesh.

Aktorja 43-vjeçare së fundmi është parë pa unazën e saj të martesës në daljet e fundit.

Mbetet e paqartë se çfarë e solli çiftin prej shumë vitesh në vendimin për t’u ndarë, por kohët e fundit ka pasur shenja publike të telasheve martesore.

Çifti janë prindër të tre fëmijëve , Honor Marie Warren 16 vjeç  Garner Warren 13  dhe Hayes Alba Warren  7.

Yjet e showbizzit nuk kanë pranuar të flasin publikisht për këtë temë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat