back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 13 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësia112-vjetori i Policisë së Shtetit/ Proda nderon dëshmorët e policisë

112-vjetori i Policisë së Shtetit/ Proda nderon dëshmorët e policisë

Me rastin e 112-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Policisë së Shtetit Ilir Proda, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për veprën e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, vendosi kurorë me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve të Policisë, në Akademinë e Sigurisë.

Drejtori i Përgjithshëm ka përshëndetur familjarët e dëshmorëve dhe shprehu mirënjohje për veprën e tyre sublime, që është frymëzim për të gjithë brezat. Ai është shprehur se dera e Policisë së Shtetit është gjithmonë e hapur për të gjithë, në veçanti për familjarët e dëshmorëve, të cilët mbrojtën jetën me jetë.

Proda u shpreh se puna e çdo punonjësi policie mbart brenda saj sakrificën e qindra Dëshmorëve të Policisë, detyrimin e të gjithë atyre që duan dhe zbatojnë ligjin, që të përkrahin Policinë, në luftën e pandërprerë me të keqen dhe krimin.

Gjatë ceremonisë përkujtimore, në Memorialin e Dëshmorëve të Policisë vendosën lule edhe Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe familjarë të Dëshmorëve të Policisë, për të nderuar kujtimin e tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat