Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zbulon se qeveria do të shtyjë vlefshmërinë e dokumenteve të skaduara vetëm për diasporën që do të votojë në zgjedhjet e 11 majit.
“Votuesit në Shqipëri i kanë të gjitha mundësitë t’i rinovojnë”, ka thënë ai për Report TV.
Sa i takon bisedeve me PD-në, Gjiknuri shprehet se: “Kemi rënë dakord vetëm për 3 elementë në Kod”.
Gjiknuri tha se PS nuk do të pranojë të votojnë njerëz me dokumente të huaja që nuk kanë asnjë mjet identifikimi shqiptar.
“Kërkesa e PD, Absurde. Lë vend për alibi kur ata të humbin zgjedhjet”, tha Gjiknuri.



