PSG do të përballet me Reims këtë të shtunë, në kuadër të kampionatit. Në këtë takim, te kampionët e Francës do të debutojë edhe afrimi më i ri i skuadrës, Kvicha Kvaratskhelia.
Sipas asaj që shkruan L’Equipe, Kvara do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë, teksa synon që të shndërrohet menjëherë në protagonist. Kujtojmë që sulmuesi gjeorgjian u transferua nga skuadra e Napolit në këtë merkato, për një shifër që shkon tek 75 milionë euro. Pritshmëritë janë të mëdha, me PSG që do tentojë të fitojë të gjitha trofetë e mundshëm.