back to top
15.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaU dënua nga GJKKO me 1 vit burg/ Reagon Edison Memolla: Jam...

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg/ Reagon Edison Memolla: Jam ende kryebashkiak i Rrogozhinës

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla ka deklaruar se do të apelojë vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme për dënimin e tij me 1 vit burg.
Në një postim në rrjetet sociale, Memolla u shpreh se do të qëndrojë në detyrë deri në një vendim të formës së prerë, ndërsa ka falënduar të gjithë ata që e anë mbështetur në momentet e vështira.

Që kur mu besua detyra e përfaqësuesit të popullit tim, kam qenë në dijeni për peshën që do sillte në çdo dimension të sajin.
Drejtësinë e Re e kam mbështetur fuqimisht dhe si rrjedhojë jam i hapur të pranoj çfarëdolloj vendimi të dhënë kundrejt meje, por kjo nuk më pengon të apeloj një vendim i cili nuk është i mbështetur aspak në prova dhe fakte.
Theksoj se deri në një vendim të formës së prerë e më tej, unë jam kryetar i bashkisë Rrogozhinë, në krye të detyrës dhe i vetdijshëm për të gjitha përgjegjësitë që ky post sjell.
Së fundmi, ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që keni qenë pranë meje duke më njohur, mbështetur si njeri, duke besuar të vërtetën time të pafajshme dhe s’më keni kthyer shpinën edhe kur situata duket e vështirë”,
shkruan Memolla

Kujtojmë se aiu shpall fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje, ndërsa krahas dënimit me 1 vit burg, iu hoq edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat