back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitet24 ditë nga nisja e procesit/ Rreth 135 mijë shqiptarë aplikojnë për...

24 ditë nga nisja e procesit/ Rreth 135 mijë shqiptarë aplikojnë për t’u regjistruar në PER

Prej 24 ditësh tashmë ka nisur procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora, proces i cili do të zgjasë deri më 4 mars.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të cilët kanë aplikuar për t’u regjistruar ka arritur në 134,490, ndërkohë janë shqyrtuar 129,069 prej tyre dhe janë miratuar vetëm 81,759 kërkesa.

Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 80,515 59.9% të kërkesave, ndërsa femrat janë 53,975, pra 40.1%

Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 37,435 kërkesa.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 50.484, e ndjekur nga Greqia me 36.420, Gjermania me 16.115.

Capture
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat