Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Vetëm dy muaj pas emërimit si zëvendësdrejtor në Policinë e Elbasanit, Ulian Shpataraku është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, me një vendim të kryepolicit Ilir Proda.
Shpataraku ka marrë detyrën si specialist në këtë drejtori. Ndërkohë, pas largimit të tij nga Elbasani, Sadik Kateshi ka marrë pozitat e zëvendësdrejtorit të Policisë në këtë qytet, duke plotësuar kështu vakancën e lënë nga Shpataraku.
Ky transferim është një nga lëvizjet e fundit në strukturat e Policisë së Shtetit, që vjen pas vendimeve të kryepolicit për përmirësimin e rendit dhe menaxhimit të forcave policore.



