back to top
10.5 C
Tirana
E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetPrag zgjedhor, Rama zbret në terren/ Inspekton punimet në rrugën e Komanit

Prag zgjedhor, Rama zbret në terren/ Inspekton punimet në rrugën e Komanit

Rruga e Komanit është kantieri më i ri i hapur në bashkinë e Vaut të Dejës, në Shkodër. Aksi prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është  njëkohësisht pikënisja e eksplorimit të Alpeve shqiptare për mijëra turistë nga e gjithë bota.

Megjithëse tejet e rëndësishme për funksionin e saj, rruga ishte tërësisht e amortizuar dhe një infrastructure, përveçse me rrezikshmëri për komunikimin, por edhe jo dinjitoze për turizmin në veri e në të gjithë vendin.

Rikonstruksioni i plotë i saj që realizohet nga Korporata Elekroenergjetike Shqiptare për shkak të operimeve mes dy hidrocentraleve, është njëkohësisht hapi i parë në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm në një nga zonat më të bukura të vendit.

Kryeministri, Edi Rama vizitoi sot kantierin e hapur së bashku me Zëvendëskryeministren e Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci.

“Është rrugë e ndërtuar në vitin 80, është 31 kilometra. Është rrugë teknologjike e quajmë ne, që lidh dy hidrocentralet dhe situata e sotme sigurisht krijon probleme shumë të mëdha përsa i përket situatës energjetike midis dy hidrocentraleve. Ne kemi emergjenca të ndryshme, kemi lëvizje të stafeve nga një hidrocentral tek tjetri, ndaj kjo është arsyeja pse rruga futet në rikonstruksion dhe futet nga Korporata Elekroenergjetike Shqiptare për arsye të operimeve që kemi në hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe atë të Komanit. Është një rrugë e amortizuar dhe pas një analize të thellë duke nisur nga viti 2020, por duke pritur edhe shëndoshjen e financave të Korporatës Elektroenergjitike, kemi arritur në rezultatin që kjo rrugë duhet rikonstruktuar. Sigurisht Korporata Elektroenergjetike shqiptare është një nga komoanitë shqiptare që e ka përgjegjësinë sociale koorporative shumë të zhvilluar dhe aty ku operon nuk merret vetëm me produktin kryesor, pra me prodhimin e energjisë, por sigurisht merr masat edhe për sigurinë e punonjësve edhe për operime më të shpejta, por mbi të gjitha edhe për t’i shërbyer komunitetit. Kështu që kryeministër me ndërtimin e kësaj rruge që është rikonstruksion, por i thellësishëm ne arrijmë që të dorëzojmë një rrugë kualitative për sa i përket aspektit të saj teknik, por i ofrojmë dhe komunitetit një rrugë, e cila do të ndihmojë në rritjen e të gjithë pjesës së turizmit në këtë zonë, duke qenë se vitet e fundit vetë Korporata Elektroenergjetike ka identifikuar se numri i turistëve si në digën e Komanit, ashtu dhe në të gjtihë liqenin është shumë i lartë. Me përmbylljen e këtij rikontruksioni prej 31 km të rrugës do të përfitojë gjithë komuniteti. – shpjegoi Zv/Kryeministrja Balluku.

Nga ana tij, Kryeministri Rama tha se rruga e re do ti japë një hov të ri turizmit të zonës. “Kjo rruga që e kishit merak, do të bëhet dhe do t’i japë shumë siguri dhe shumë qëndrueshmëri gjithë punës që bëhet këtu nga dy strukturat e hidrocentraleve, por do t’i japë dhe shumë hov turizmit. Ne çfarë themi e bëjmë, por problemi është se duhet durim. Jo të gjitha bëhen menjeherë, por tani kësaj i erdhi radha dhe do ta bëjmë dhe rëndësi ka ta bëjmë shkëlqyeshëm.” – u shpreh ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat