back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetTakimet në diasporë/ Berisha: Sallat ishin zjarr në takime

Takimet në diasporë/ Berisha: Sallat ishin zjarr në takime

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët ka komentuar takimet e zhvilluar gjatë fundjavës me shqiptarët e diasporës në Greqi dhe Itali. ‘Motoja se me 11 maj shpëton Shqipëria, atje ishte e ngulurit thellë në të gjithë qenien e emigrantëve dhe diasporës shqiptare’, theksoi Berisha.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, gjatë takimeve me diasporën, programi i PD kishte një pëlqyeshmëri të jashtëzakonshme. Sipas Berishës, Rama, si një rrezik madhor kombëtar, ishte ngulitur thellë në qenien e shqiptarëve jashtë vendit. ‘Edi Rama, rrezik madhor kombëtar, ishte ngulitur thellë në çdo qelizë të qenies së shqiptarëve jashtë vendit. Programi i PD kishte një pëlqyeshmëri të jashtëzakonshme. Mos harroni se ata njerëz, direkt si persona, nuk përfitojnë nga ai program, jetojnë jashtë’, theksoi kreu i PD.

Sipas liderit të opozitës, në takimet me diasporën, veçanërisht në Itali e Athinë, kishte një ndërveprim të shkëlqyer. Berisha theksoi se, miting i zhvilluar në Parma, u ka bërë përshtypje edhe miqve italian që ishin të pranishëm në këtë takim, të cilët janë shprehur se, tubime të tilla nu kkanë ndodhur më parë. Ndër të tjera Berisha theksoi se shqiptarët në diasporë, janë një histori e vërtetë suksesi.

Kreu demokrat Berisha ka deklaruar gjatë konferencës me gazetarët se ‘çështja McGonigal po kthehet në tryezë’. ‘Do gjykohet rëndë Edi Rama për krimin e tij të shëmtuar dhe të gjithë ata që përpiqen të mbulojnë krimin monstruoz të korruptimit të zyrtarit ndër më të lartët në çështjet e sigurisë së SHBA’, tha lideri i opozitës.

Duke folur për zhvillimet politike, Berisha nuk la pa përmendur kërcënimet që kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj po bën ndaj prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado. Sipas Berishës, kodi i këtij mesazhi, është kërcënimi me jetë i dëshmitarëve. Berisha tha se Veliaj nuk mund t’u shpëtojë krimeve që ka kryer, ndaj për këtë çështje, i kërkoi të ndalë kërcënimet, në të kundërt do të përgjigjet shumë rëndë.

Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve, lideri i opozitës deklaroi se, ‘me Edi Ramën dhe ardhjen e Altin Dumanit në krye të Skapit nisi veprimtaria kriminale e Skapit, kundër opozitës’.

Ndërsa i pyetur për arrestimin e Safet Bajrit, nëse ka një koment për të, kryedemokrati tha se, ky nuk ishte një arrestim, por një dorëzim i kontrolluar: ‘Mafia e ka ligj këtë’ tha ai.

Në konferencën e së hënës me gazetarët, Berisha tha se transformimi i SPAK, në prokurori politike është vepër e Edi Ramës, përmes veglës së tij, Altin Dumani, Ndër të tjera Berisha theksoi se pluralizmin politik nuk e minoi dot Antony Blinken, jo më ta minojë Altin Dumani.

Kryetari i PD ka komentuar gjate konferencës për shtyp ditën e sotme dhe emërimin e Dan Bonginos si nëndrejtor i FBI-së. ‘Lajm i hidhur për Edi Ramën për shkak të lidhjeve të tij me Sinaloan’, tha ai. ‘Edhe ky është një lajm i hidhur për Edi Ramën, pasi ky gazetar i famshëm dhe autor i një best-selleri, është emëruar në atë detyrë, por është problemi tjetër se presidenti Donald Trump i ka shpallur kartelet e drogës organizata terroriste dhe konkretisht Sinaloan e lidhur me Edi Ramën’, tha Berisha.

Lideri demokrat, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, pas abuzimeve që ky i fundit ka bërë me taksapaguesit e qytetarëve amerikanë, duke cenuar sipas tij, në mënyrë flagrantë sigurinë e SHBA-ve. Berisha tha se përmasat e krimit të Edi Ramës janë për në ishullin Riker, teksa iu referua burgut famëkeq amerikan në Nju Jork, dhe që vetë do të angazhohej për ta dërguar atje.

I pyetur nga gazetarët për çështjen e koalicionit me të cilin PD do të paraqitet në zgjedhje, kryetari i PD-së Sali Berisha është shprehur se Partia Demokratike është e hapur për aleancë dhe bashkëpunim, me këdo parti që e konsideron Ramën si problemin kryesor. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në konferencën e së hënës me ta, Berisha tha se nuk mund të ketë asnjë rezervë për një koalicion sa më të gjerë kundër Ramës.

FJALA E PLOTE:

Jam sot para jush për të paraqitur udhëtimin tim në Itali dhe Greqi si udhëtimin, do të thosha unë, më mahnitës, më emocionues, më energjizues të të gjithë vizitave të mia.

Udhëtimi në diasporë është një udhëtim drejt sakrificës njerëzore të pafundme, mallëngjimit njerëzor, vuajtjes njerëzore, mallit të pashuar, por edhe dhimbjeve të shumëllojta.

Por, udhëtimi në diasporë është një udhëtim drejt suksesit mahnitës të shqiptarëve.

Atje takon qytetarë shqiptarë që janë në përpjekjet e para për ndërtimin e ëndrrës së tyre.

Por takon edhe të atillë që kanë ndërtuar një ëndërr madhështore dhe janë bërë emër i madh në qytetin, në qarkun, pse jo në gjithë Italinë dhe Greqinë.

Por tani, meqenëse jemi në fushatë, ajo që mund t’u them unë ju se në këtë udhëtim unë gjeta atë mbështetje, atë shpërthim energjie dhe optimizmi, atë entuziazëm, i cili është identik me entuziazmin elektoral të vitit 1991.

Nuk mund të imagjinohet shpërthimi i ndjenjave, i optimizmit, i vendosmërisë, i entuziazmit që në këto zgjedhje të shpëtohet Shqipëria.

Motoja se me 11 maj shpëton Shqipëria atje ishte e ngulurit thellë në të gjithë qenien e emigrantëve dhe diasporës shqiptare.

Ndaj dhe nuk mund të mos e cilësoj këtë udhëtim në botën e fitores.

Ky udhëtim treditor ishte udhëtim në fitore.

Një fitore e thellë, një fitore e cila kishte shpëtimin e Shqipërisë si gëzimin më të madh të shqiptarëve. Si misionin më të rëndësishëm të tyre.

Edi Rama, rrezik madhor kombëtar, ishte ngulitur thellë në çdo qelizë të qenies së shqiptarëve jashtë vendit.

Programi i PD kishte një pëlqyeshmëri të jashtëzakonshme.

Mos harroni se ata njerëz, direkt si persona, nuk përfitojnë nga ai program, jetojnë jashtë.

Por minimumi jetik prej 200 eurosh për familjarët e tyre, që nuk e kanë, karta e konsumatorit për familjarët që marrin vetëm minimum jetik, ulja e çmimit të energjisë dhe naftës, lehtësirat e tjera për bizneset, ata i përjetonin si mirësi personale.

Sepse janë ata që përballojnë minimumin jetik të familjarëve të tyre.

Dhe tre muajt e parë të qeverisjes së PD, ata çlirohen plotësisht nga kjo barrë.

Kështu që të gjithë emigrantët, familjarët e të cilëve në Shqipëri janë pa punë, janë në ndihmë ekonomike ose marrin pensione nën 200 euro, ose marrin rroga të ulëta nën 500 euro apo paguajnë energjinë me 85 lekë kilovatin, me paketën e emergjencës çlirohen përfundimisht nga detyrimi për të çuar shumën e kafshatës në Shqipëri.

Së dyti, është pëlqyer shumë dhe ka ngjallur shumë interes, heqja e çdo takse për 5 vitet e para për çdo emigrant që vjen të investojë kursimet e tij në Shqipëri.

Me interes të veçantë është pritur programi ynë për bujqësinë. Jo vetëm që do subvencionohet për çdo fidan dhe krerë bagëti, por do garantohen kredi të buta dhe grante për hapjen e fermave nga emigrantët që duan të vijnë në Shqipëri dhe të zbatojnë ato praktika që kanë zbatuar në vendet ku janë.

Një ndërveprim i shkëlqyer në këto takime.

Ju nuk mund të imagjinoni. Unë e kuptoj që ju i keni ndjekur në TV, por problemi është se televizori e ka ekranin akull, por sallat ishin zjarr në këto takime.

Dhe ajo frymë, ajo po vjen me shpejtësi në Shqipëri.

Është shumë, shumë interesante.

Salla në Athinë buçiste nga të gjitha anët: O Edvin, o i tillë, o i atillë, diaspora nuk të do…

I dëgjuat besoj.

Pra, faktikisht diaspora i ka vu kufirin tek thana.

Ndaj dhe e quajta udhëtim në fitore.

Mahnitës!

Kam mirënjohjen më të pakufishme për të gjithë organizatorët e atij takimi aq madhështor dhe aq entuziast në Parma, sa që nuk e ekzagjeroj po të them, por miqtë e mi më thanë se Italia nuk e ka parë ndonjëherë. Italia ka parë shumë, unë nuk kam regjistrin e mitingjeve të tyre, po ai qe nga mitingjet më entuziaste.

Kam mirënjohjen më të pakufishme ndaj degës së PD, PBDNJ dhe të gjithë atyre që u morën me organizimin e atij takimi të paparë në Athinë. Ajo sallë e madhe e stërmbushur nuk kishte njohur kurrë një entuziazëm të atillë. Kurrë!

Ishte emocionuese shumë kur mendoje që Athina, qyteti i lavdisë së përjetshme, është sot qyteti që ka mikpritur më shumë shqiptarë se çdo qytet tjetër jashtë Shqipërie. Dëshmi e një hapjeje, e një mikpritje, e një vlerësimi.

Salla ishte emërtuar Melina Merkuri, një artiste e madhe greke me origjine arvanitase, shqiptare, të cilën ajo nuk e kishte mohuar kurrë, përkundrazi një zonjë fisnike që në vitet ’90 krijoi një fond për të ndihmuar emigrantët shqiptarë.

Por unë e thashë aty, se midis atyre emigrantëve, njerëz guximtarë që u nisën drejt Greqisë për të shpëtuar nga dhimbjet e tmerrshme të pasojave të diktaturës, sot ka këngëtarë të mëdhenj, ka artistë, ka sportistë, ka studiues, pra faktikisht kjo gjeneratë emigrantësh po nxjerr Melina Mërkurët, Irenë Papasët e tjera shqiptarë.

Shqiptarët, histori suksesi. Histori e vërtetë suksesi.

Ndaj dhe mirënjohje të pakufishme të gjithë atyre që morën pjesë dhe një përshëndetje të përzemërt, vëllazërore, të gjithë emigrantëve tanë në Itali, në Greqi dhe kudo që janë.

Së fundi, ka lajme të hidhura për Edi Ramën.

Edi Rama ka arsye të hidhërohet shumë.

Jo vetëm nga ato mitingje që e lanë pa frymë, që pa këto dy ditë, por po qarkullon çdo ditë çështja McGonigal po kthehet në tryezë.

Dosja Rama-McGonigal po bëhet aktuale.

Gazetarë kolosë investigativë e kanë rikthyer përsëri këto ditë.

Dhe dihet se McGonigal është një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së, që u mor me gjahun e presidentit Donald Trump personalisht.

Por, dihet që ai individ mori nga Edi Rama 225 mijë dollarë nga zyra e Ramës.

Tani, Altin Dumani, prej 1 vit e gjysmë, e mban në sirtar dosjen dhe ai nuk ka kërkuar akoma dosjen e gjykatës së Uashingtonit, sepse do me çdo kusht të mbrojë Edi Ramën. Mirëpo kësaj kohe i erdhi fundi.

Do gjykohet rëndë Edi Rama për krimin e tij të shëmtuar dhe të gjithë ata që përpiqen të mbulojnë krimin monstruoz të korruptimit të zyrtarit ndër më të lartët në çështjet e sigurisë së SHBA.

Kështu që ky është një lajm i hidhur dhe e garantoj që edhe më i hidhur do të bëhet për Ramën. Të jetë i përgatitur.

Së fundmi, dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal, të dënueshëm, të Erion Vjedhësit, Erion Hajdutit, kërcënimin me personale të Olsi Dados.

Tani unë e kam pak ndryshe problemin këtu.

Sigurisht unë jam kundër çdo kërcënimi personal.

Nuk mund të ketë kërcënime personale, se pastaj është vetëgjyqësi. Por mesazhi që jep ky hajdut, që ka hyrë në analet botërore si një nga hajdutët më të këqij në Europë, dhe e shoqja e tij si Lajla Asadi me garderobë 1 milionë, është mesazhi i kërcënimit me jetë të dëshmitarëve.

Sepse kërcënimi i tij për Olsi Dadon është një kërcënim që për shkak të mbrojtjes që kanë këta prokurorë, ai shanset i ka zero që ta agresojë fizikisht.

Por kërcënimi personal është për dëshmitarët, që po folët, do e keni personale me mua.

Nuk ka akt më të mirëfilltë të pengimit të drejtësisë se ky.

PD po shqyrton të gjitha modalitetet për ta paditur për aktin e pengimit të drejtësisë dhe kërcënimit të dëshmitarëve.

Nuk ka. Kodi i këtij mesazhi është kërcënimi i dëshmitarëve, të cilët kanë merita, duhet t’i pranojmë.

Çdo njeri që pranon të zbardhë një krim, ka merita të padiskutueshme.

Ndaj dhe i them Erion Veliajt se me asgjë nuk mund të shpëtosh nga krimet dhe mos guxo të kërcënosh dëshmitarët se do përgjigjesh shumë rëndë.

Po të jetë puna për ata skapistë, ata të kursyen ty djegësin 130 milionë euro, që nuk ekziston kund. 5D-në që vetëm hoteli i qeltë kushton 75 milionë euro gjer tani, 20 e ca katesh, hoteli më gjigant në Shqipëri.

Ndaj dënoj këtë akt, dënoj me forcën më të madhe heshtjen e Edi Ramës, i cili më falni për shprehjen, nuk po e përdor atë fjalën që duhet të përdor, por nga mëngjesi gjer në darkë nuk i pushon goja dhe nuk gjeti tre fjalë për të dënuar këtë akt.

Çka lë të nënkuptohet se janë në sintoni me njëri-tjetrin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat