back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaGJKKO “rrëzon” Veliajn/ Olsi Dado nuk dëgjohet në audio t’i thotë ndyrësirë

GJKKO “rrëzon” Veliajn/ Olsi Dado nuk dëgjohet në audio t’i thotë ndyrësirë

Gjykata e Posaçme Antikorrupsionin ka hedhur poshtë vërtetësinë e procesverbalit të publikuar sot nga Erion Veliaj.

Sipas atij procesverbali, prokurori Olsi Dado i kishte thënë ndyrësirë Veliajt.

GJKKO thotë se në audio nuk dëgjohet diçka e tillë.

“Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj, duke paraqitur dhe kërkesa për informacion, në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në “Facebook”, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë.

Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment”, njofton GJKKO.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat