Gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani, në tryezën për Demokracinë dhe Qeverisjen theksoi angazhimin e institucioneve të drejtësisë për të ofruar shërbim me cilësi të lartë, duke e quajtur drejtësinë një shërbim për qytetarët.
Ai tha se produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99%, ndërsa cilësia e vendimeve është e lartë. Ai theksoi rëndësinë e transparencës, duke thënë se vendimet publikohen online. Gjithashtu, ai falënderoi partnerët për mbështetjen që kanë ofruar në forcimin e sistemit të drejtësisë.
“Drejtësia është thjesht shërbim. Jemi thuajse në gjysmën e kapacitetit të gjyqtarëve. Produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99 përqind. Cilësia e çështjeve është e lartë. Nuk kemi as ndihmës ligjorë dhe gjyqtarët për të arritur objektivat, duhet të punojnë shtatë ditë, edhe jashtë orarit zyrtar.
Ne publikojmë të gjitha vendimet që marrim. Kushdo mund të shkojë në gjykata.gov.al dhe i ka të gjitha vendimet online, në shërbim të transparencës. Falënderojmë edhe partnerët tanë për mbështetjen që na kanë dhënë”, ka thënë ai.