back to top
15.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama: SPAK ka intimiduar një nënë me dy fëmijë për të thënë...

Rama: SPAK ka intimiduar një nënë me dy fëmijë për të thënë të pavërteta

Kryeministri Edi Rama deklaroi para grupit parlamentar të PS se ka informuar ministrin e Drejtësisë për intimidimin që i është bërë një nëne me dy fëmijë.

Kreu i qeverisë nuk e përmendi me emër, por theksoi se kjo është e papranueshme.

“Nuk dua të flas, kam informuar ministrin e Drejtësisë për një intimidim tjetër, për një rast të rëndë të një nëne me dy fëmijë që i kërkohet të pranojë diçka që se ka bërë.

I thuhet ose prano këtë, ose do e hash më keq, se duhet të fusesh brenda.

Po kostot financiare të gjithë kësaj, a duhet t’i kemi parasysh apo jo?

Çfarë po paguajnë shqiptarët për këtë përpjekje?

Kur paguan një prokuror më shumë se presidentin e Republikës, do t’i kërkosh standarde dreqi e mori”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat