back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaEmrat/ Historia e inceneratorëve, në burg autorët e denoncuesit, përveç Rama-Veliaj

Emrat/ Historia e inceneratorëve, në burg autorët e denoncuesit, përveç Rama-Veliaj

Me arrestimin e Ilir Metës dhe masën e sigurimit për Monika Kryemadhin, tashmë thuajse të gjithë personazhet e përfshirë në aferën e inceneratorëve, si përfitues apo denoncues, gjenden me masa sigurimi nga Gjykata e Posaçme. Në “listë” mungojnë vetëm dy personazhe të konsideruar si “kokat e aferës”, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Hetimet për inceneratorët nisën në vitin 2020, me disa kallëzime në seri nga “Nisma Thurje”, Partia Demokratike dhe një angazhim më i thelluar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (sot, Partia e Lirisë).

Të parët që u arrestuan ishin ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka (në dhjetor 2021) dhe ish-sekretari i tij i përgjithshëm, Alqi Bllako, i cili mbante postin e deputetit të Partisë Socialiste në kohën e nisjes së hetimeve dhe lëshimit të urdhërit të arrestit, në prill 2022.

Lefter Koka në sallën e gjyqit

Koka dhe Bllako ishin zyrtarët që, formalisht, hartuan dhe miratuan dokumentat për koncesionet e inceneratorëve të mbetjeve urbane në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Alqi Bllako i prangosur

Lista e masave të sigurimit fillestare vijonte me “biznesmenët e plehrave”, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët rezultoi se ishin përfituesit fundorë të kompanisë “Geogenix bv”, e cila zotëronte shoqërinë koncesionare të Sharrës në Tiranë, “Integrated Energy bv”.

Biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

Më tej, në verën e vitit 2022, u arrestuan një dyzinë personash, të cilët akuzohen se kanë luajtur rolin e “biznesmenëve” të lidhur në marrëdhënie financiare me kompanitë koncesionare, por që dyshohen nga Prokuroria e Posaçme se e gjitha është një skemë fiktive.

Mes këtyre emrave ishin Arbër DeniziJuri YmerajSilvester DrizaRobert Shabani, Regan MerdaniGentian Zifla dhe Enver Sheshi (ky i fundit ndërroi jetë në ambjentet e paraburgimit).

Në korrik 2023, u lëshua masë arresti edhe për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, për të cilin Prokuroria e Posaçme ka dyshime se është i përfshirë në procedurat koncesionare dhe ka përfituar financiarisht nga “biznesmenët e plehrave”. Ahmetaj gjendet në arrati prej asaj kohe dhe ende nuk është arrestuar apo ekstraduar drejt Shqipërisë.

Në Dhjetor 2023, lëshohen urdhër-arresti për disa zyrtarë e ish-zyrtarë të dorës së dytë e të tretë, të përfshirë në procedurat për dhënien me koncesion të landfillit të Sharrës në Tiranë.

Masat e sigurimit u miratuan për Erjon MuratajBledar KaroliTaulant TushaNamik SimxhiuJetmir LlapajPëllumb AbeshiAlba ThomaValbona BallgjiniSidita TemaliEtleva Kondi e Silena Tola.

Në Korrik 2024 u lëshuan masa arresti për disa persona, të lidhur me kompanitë koncesionare. Emrat e kësaj liste janë Denisa TollkuçiRenardo NallbaniDashamir YmerajE.H, Ilir DedjaXhuzepe ÇiafalioneMarc Lapat dhe Michael Druijts.

Të munguarit e mëdhenj

Lista e personave me masë sigurimi për aferën e inceneratorëve duket massive-mbi 30 të tillë. Por, aty mungojnë dy nga emrat më të mëdhenj-kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Dokumentat zyrtare të publikura gjatë punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, në vitin 2022, treguan për rolin parësor të Ramës dhe Veliajt, sidomos në aferën e inceneratorit të Tiranës, i cili ka koston koncesionare 128 milionë euro, por që kosto reale përllogaritet në mbi një milliard euro nëse kontrata zbatohet deri në fund të afatit 30-vjeçar.

Po ashtu, edh eish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë nga Arratia për “Çim Peka Live” deklaroi në shkurt të këtij viti se “pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës janë Edi Rama dhe Erion Veliaj”.

Deri më tani, Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë asnjë sinjal që po kryen hetime për dy drejtuesit më të rëndësishëm të shtetit shqiptar.

Në Prill të këtij viti, Veliaj qëndroi për disa orë në ambjentet e SPAK-ut, ku besohet se u pyet nga “kolegët e tij prokurorë” për aferën e inceneratorit të Tiranës. Kur kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga ai moment, nuk është shënuar asnjë zhvillim tjetër për kryebashkiakun e Tiranës.

Veliaj duke takuar “kolegët e SPAK-ut”

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk është thirrur dhe nuk është pyetur asnjëherë nga Prokuroria e Posaçme për aferën korruptive të inceneratorëve.

Në listën e “të munguarve” janë edhe emrat e kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi dhe asaj të Durrësit, Emirjana Sako, të cilët, me firmën e tyre, kanë kontribuuar në zbatimin e aferës së inceneratorëve.

Edhe “denoncuesit” nën arrest

Monika Kryemadhi, në kohën që mbante postin e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërmori një fushatë të gjerë denoncimesh për aferën e inceneratorëve. Së fundmi, ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Ilir Meta, janë vendosur nën masa sigurimi për “korrupsion” dhe “pastrim parash”, për çështje që nuk kanë lidhje me inceneratorët.

Monika Kryemadhi në ambjentet e SPAK-ut

Gjykata e Posaçme ka caktuar masë sigurimi “arrest me burg” për Metën dhe ‘detyrim paraqitje” për Kryemadhin. Kjo e fundit e konsideron hetimin ndaj saj dhe ish-bashkëshortit të saj si një “hakmarrje politike” për zbulimin e aferës së inceneratorëve./Bold News

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat