back to top
9.5 C
Tirana
E hënë, 2 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuKulturaRikthehet në TKOB “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”/ Shfaqja bën...

Rikthehet në TKOB “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”/ Shfaqja bën bashkë emrat e Ibrahimit, Kadaresë dhe Aliajt

Nga Blerina Goce

Historia e Gjergj Elez Alisë, një nga heronjtë më të njohur të legjendave shqiptare rivjen në premierën më të re të baletit që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit më 25 dhe 26 tetor.

“Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, një vepër shqiptare që i ka rezistuar kohës kthehet në skenë me kompozim të Feim Ibrahimit, libret të Ismail Kadaresë, koreografi të mjeshtrit Agron Aliaj, skenografi dhe kostumografi të Naxhi Bakallit dhe baletmaester Edi Blloshmin dhe Alisa Gjonin. Dirigjent i shfaqjesështë artisti gjeorgjian Vakhtang Gabidzashvili, i cili ngjitet për të tretën herë në skenën shqiptare.

Muzika është me të vërtetë interesante dhe mund të gjejmë një stil muzike mjaft modern dheajo çfarë është e rëndësishme, edhe muzikën folklorike shqiptare. Të punoja me këto nota muzikore ishte vërtet sfiduese dhe gjithashtu mjaft interesante. Kam folur me anëtarët eorkestrës dhe Etrita Ibrahimin në lidhje me muzikën dhe kam dëgjuar disa regjistrime të vjetratë babait të saj. Për mua është hera e tretë që punoj me orkestrën tuaj në këtë teatër. Më para kam punuar kryesisht me repertor klasik. Shpresoj që bashkëpunimi ynë me orkestrën dhebaletin do të sjellë një aktivitet të bukur për spektatorin shqiptar.”, – shprehet ai.

Legjenda nis me Gjergj Elez Alinë, i cili ka nëntë vjet që dergjet në shtrat nga plagët e marra dhe përfundon me duelin e Gjergj Elez Alisë me Bajlozin. Ndonëse me nëntë plagë në trup, Gjergji e vret atë. Në kulmin e gëzimit, ai mbyll sytë përgjithmonë nga plaga e dhjetë që ka marrë, në krahët e të motrës dhe mes kreshnikëve të tij.

Roli i motrës së Gjergjit, Dardinës është një nga më interesantët të kësaj shfaqjeje, e që do të vijë nën interpretimin e Adela Muçollarit.

“Për mua është premierë, ky balet, sepse është hera e parë që ngjitem në skenë me Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë.  Është një kënaqësi e veçantë. Është një balet i ndërtuar nga mjeshtri Agron Aliaj dhe emocionet janë gjithmonë sepse më kthejnë pas në kohë.”,- shprehet Muçollari.

Ndërkohë që vlerëson muzikën si fantastike dhe kostumet e ndërtuara sipas traditës shqiptare, Muçollari thekson se vepra është vërtet impenjative dhe ka plot detaje të mrekullueshme që janë risi e që i ka punuar me baletmaestren Alisa Gjoni.

“Në këtë vepër, aq më tepër që unë ndaj skenën në krah të disa personazheve, siç është Gjergji, Jarani, Bajlozi, që dashurohet me Dardinën, motrën e Gjergjit dhe është vërtet një balet që ka edhe dashurinë, edhe konfliktin dhe gjendem midis shumë meshkujve në këtë skenë. Potenca e këtij baleti është jashtëzakonisht e madhe dhe intenstiteti është shumë i lartë.”, -vijon balerina.

Në role të tjera të shfaqjes do të interpretojnë Kevin Lila si Gjergj Elez Alia, Odeta Dishnica, Evis Koçeku, Anxhelo Muçollari, Lurdi Dodgjini dhe Dion Gjinika në rolin e Bajlozit etj./ Shqiptarja.com

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat