Kryetari i PD Sali Berisha hodhi akuza në parlament në lidhje me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi, duke thënë se në laptopin e tij ka prova, që përfshijnë në krime kryeministrin Edi Rama. Kryedemokrati shtoi se Agaçi është arratisur.
Por, sot kreu i qeverisë Rama ka publikuar video me Agaçin, pikërisht nga Kryeministria, duke hedhur poshtë akuzat për arratisje.
Në lidhje me këtë zhvillim, ish-drejtuesi i Policisë Arben Hajdarmataj, i ftuar në Open në News 24 deklaroi se Berisha tha se Ëngjëll Agaçi u arratis, pasi ishte zhdukur nga skena politike e vendit.
“Berisha tha se Ëngjëll Agaçi u arratis, pasi ishte zhdukur nga skena politike. Faktet kanë treguar se gjërat që thotë Berisha kanë dalë.
Ashtu u tha edhe për Erion Veliajn se u arratis, por se pas 2 javësh u arrestua. Kështu që duhet parë sesi shkojnë gjërat”, u shpreh Hajdarmataj,